
Gjakovë: Vdes një person, humbi kontrollin gjatë vozitjes me traktor

Një person në Gjakovë duke drejtuar traktorin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Njoftimi i Policisë:
HETIM I VDEKJES
Gjakovë/ 22.08.2024-14:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin , dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është larguar nga rruga, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
(Kosova Sot Online)