Bajqinovci i gëzohet takimit të Kurtit me shefin e CIA-s: Kosova ecën përpara, pavarësisht përpjekjeve për të na penguar
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka komentuar takimin në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe shefit të CIA-s, William Burns, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në shkrimin e tij, Bajqinovci ka pasur kritika ndaj opozitës.
“Takimi i kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, William Burns, është një dëshmi e qartë e rëndësisë së Kosovës dhe marrëdhënieve tona strategjike me SHBA-në”, ka shkruar deputeti.
“Disa opozitar dhe analist janë lodhur duke deklaruar qysh shefi i CIA-s nuk e takon Kryeministrin Kurti duke mbjellë dyshime dhe pasiguri, por faktet flasin vetë. Takimi i kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, William Burns, është një dëshmi e qartë e rëndësisë së Kosovës dhe marrëdhënieve tona strategjike me SHBA-në. Përgjigja më e mirë ndaj spekulimeve opozitare është puna konkrete dhe angazhimi i vazhdueshëm për të mirën e vendit tonë. Kosova ecën përpara, pavarësisht përpjekjeve për të na penguar” – ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)