Osmani njofton për takimin me shefin e CIA: Aleanca me SHBA garancë për siguri, paqe e sukses
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar zyrtarisht për takimin që pati dje me Shefin e CIA’s, William Burns, përcjell “Kosova Sot Online”.
Osmani ka thënë se aleanca me SHBA’të, është garancë për siguri, paqe e sukses.
“Aleanca me Shtetet e Bashkuara, garancë për siguri, paqe e sukses! Kënaqësi që mirëprita dje në Republikën e Kosovës Shefin e Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), Ambasadorin William Burns”, ka shkruar Osmani, derisa ka publikuar edhe foto nga takimi.
(Kosova Sot Online)