Podujevë: Ndalohet një veturë, policia gjeti pistoletë dhe 13 copë fishekë

  • E.k /
  • 23 August 2024 - 11:43
Podujevë: Ndalohet një veturë, policia gjeti pistoletë dhe 13 copë fishekë

Gjatë kontrollit të një veture në fshatin Ballovc të Podujevës, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 13 copë fishekë, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari, shofer i veturës, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE

Fsh. Ballovc, Podujevë / 22.08.2024-01:01. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull kosovar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me trembëdhjetë copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)