
Lexoni edhe:
Gjermani: Shtrenjtohet sigurimi i makinave në disa qarqe të shtetit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar sërish vizitën e shefit të CIA-s në Kosovë, William Burns dhe takimet e tij me zyrtarët shtetëror, transmeton "Kosova Sot Online ".
Haradinaj fillimisht kishte thënë se Burns nuk do ta takonte kryeministrin Albin Kurti për shkak të bllokadës së vendosur nga institucionet amerikane.
E takimi i Kurtit me shefin e CIA-s, ka bërë që kryetari i AAK-së të reagoi sërish.
Gjermani: Shtrenjtohet sigurimi i makinave në disa qarqe të shtetitLexoni edhe:
“Vizita e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës z. Burns në Kosovë, është nder i madh për Kosovën dhe lajm i mirë për sigurinë tonë. Për ne, është jetike integrimi në familjen euroatlantike, dhe aleanca me Amerikën është e përjetshme”, shkruan Haradinaj.
Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të qëndrojnë të palëkundura për aleancën me Amerikën.
“Takimet e drejtorit z. Burns me udhëheqësit e institucioneve janë lajm i mirë për Kosovën. Sa i përket Kurtit dhe agjendës së tij, i’a lëmë kohës ta dëshmojë, por askush nuk mund ta rrezikojë aleancën e Kosovës me Amerikën. Ajo është e përjetshme dhe jetike”, thekson tutje Haradinaj.
(Kosova Sot Online )