
22 kandidatë nisin rrugëtimin e tyre ushtarak për t`u bërë kadetë të FSK-së

Sot në kazermën “Adem Jashari”, 22 kandidatët e përzgjedhur filluan rrugëtimin e tyre ushtarak për t’u bërë kadetë të Qendrës për Studime Universitare pranë Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, tarsnemton "Kosova Sot Online".
Në një njoftim nga ana e FSK-së, thuhet se gjatë kësaj jave kandidatët do të testohen në disiplina të ndryshme ushtarake për të parë edhe një herë gatishmërinë dhe përgatitjen e tyre fizike për t`u bërë kadetë të ushtrisë kosovare.
(Kosova Sot Online)