Negociatorët izraelitë në Kajro për armëpushim derisa Kamala Harris kërkon paqe
Zëvendëspresidentja e SHBA-së dhe kandidatja demokrate për presidente Kamala Harris tha në fjalimin e saj në Konventën Kombëtare Demokratike të enjten se tani ishte koha për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve në luftën e Izraelit në Gaza, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Unë gjithmonë do të mbroj të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, tha Harris duke shtuar se “ajo që ka ndodhur në Gaza është shkatërruese” dhe “zemërthyese”.
“Presidenti Biden dhe unë po punojmë për t’i dhënë fund kësaj lufte në mënyrë që Izraeli të jetë i sigurt, pengjet të lirohen, vuajtjet në Gaza të marrin fund dhe populli palestinez të mund të realizojë të drejtën e tij për dinjitet, siguri, liri dhe vetëvendosje”.
Kjo deklaratë e saj erdhi ndërsa negociatorët izraelitë po merrnin pjesë në bisedimet për Gazën në Kajro, tha një zëdhënës i qeverisë, sipas Agence France-Presse, transmeton Gazeta Express.
Shpresat për një marrëveshje janë të pakta. Një pikë kryesore pengese mbetet kërkesa e gjatë e Hamasit për një tërheqje “të plotë” të Izraelit nga Gaza, të cilën kryeministri Benjamin Netanyahu e ka kundërshtuar.
Zëdhënësi i Netanyahut, Omer Dostri i tha AFP-së se shefi i agjencisë së spiunazhit Mossad, David Barnea dhe Ronen Bar, kreu i shërbimit të brendshëm të sigurisë izraelite Shin Bet, ishin në kryeqytetin egjiptian dhe “po negocionin për të avancuar një marrëveshje pengjeje (lirimi).
(Kosova Sot Online)