Kaos në një burg rus: Të burgosurit sulmuan rojet me thika dhe morën pengje

  • E.k /
  • 23 August 2024 - 15:35
Kaos në një burg rus: Të burgosurit sulmuan rojet me thika dhe morën pengje

Në burgun në qytetin e Surovikin në rajonin e Volgogradit, disa nga të burgosurit sulmuan rojet e burgut dhe administratën e burgut dhe morën pengje, njoftoi Agjencia Federale Ruse për Ekzekutimin e Sanksioneve të Burgut.

Të burgosurit kanë sulmuar me thika punonjësit e burgut gjatë seancës së komisionit disiplinor dhe i kanë marrë peng. Mediat ruse raportojnë se ka mundësi të ketë viktima mes rojeve dhe administratës.

Disa kanale thonë se ata janë të burgosur që janë anëtarë të organizatës terroriste Shteti Islamik. Nuk ka asnjë konfirmim të këtij informacioni për momentin.

Sipas mediave ruse, është plagosur shefi i komisariatit, si dhe tre persona të tjerë. Të plagosurit, sipas mediave jozyrtare ruse, janë dërguar në spital.

Thuhet se një imam nga Volgogradi ishte punësuar për të negociuar me rrëmbyesit. Dyshohet se rrëmbyesit kërkojnë një helikopter dhe dy milionë dollarë. Kanalet e telegramit të lidhura me policinë ruse shkruajnë për këtë. Nuk ka konfirmime zyrtare për këtë informacion.

Mediat ruse raportojnë se një njësi speciale anti-terroriste ka mbërritur para burgut dhe po përgatitet për një operacion lirimi. Në burg janë rreth 1230 të burgosur.

(Kosova Sot Online)