Trump është i preferuari kompanive të basteve për të fituar

  • A.P /
  • 23 August 2024 - 20:41
Trump është i preferuari kompanive të basteve për të fituar

Donald Trump ka zëvendësuar Kamala Harrisin si favorit për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, sipas një numri të kompanive kryesore të basteve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Që nga ora 03:00 ET të së enjtes, Trump kishte shanse më të mira për të fituar në nëntor sesa Harris në Paddypower, Betfair, William Hill dhe 888.sport. Të gjithë preferonin zv/presidenten deri të martën.

Avantazhi i Trump-it vjen mes spekulimeve në rritje që kandidati i pavarur presidencial Robert F. Kennedy Jr. do të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë dhe do të mbështesë kandidatin republikan. Të mërkurën, ABC News raportoi se Kennedy ka të ngjarë të largohet nga gara të premten, kur ai do të mbajë një fjalim në orën 14:00 ET. Sipas analizës së sondazheve të fundit nga uebsajti zgjedhor RacetotheWH, tërheqja e Kennedy-it mund të jetë e mjaftueshme për të kthyer shtetet kyçe të Karolinës së Veriut dhe Nevadës nga Harrisi te Trump-i.

Paddypower dhe Betfair po ofrojnë shanse 5/6 (54.5 për qind) për një fitore të Trump-it në nëntor kundër 10/11 (52.4 për qind) për Harrisin. Ndryshe, më 20 gusht, të dy kompanitë e basteve kishin shanse 4/5 (55.6 për qind) për një fitore të Harrisit kundrejt 10/11 (52.4 për qind) për Trump-in.

William Hill dhe 888.sport kanë shanse 4/5 (55.6 për qind) për një fitore të Trump-it kundër 1/1 (50 për qind) për Harrisin. Megjithatë, me 20 gusht, të dyja kompanitë e basteve i kishin përmbysur këto shanse me Harrisin në epërsi me 4/5, përpara Trump-it në 1/1.

Trump është i preferuari ndër kompanitë më të mëdha të basteve, pavarësisht analizave të fundit nga uebsajti zgjedhor FiveThirtyEight, i cili grumbullon sondazhet dhe i analizon sipas mostrës dhe besueshmërisë së perceptuar, duke i dhënë Harrisit një epërsi prej 3.3 pikë përqindjeje ndaj Trump-it.

Me 21 gusht, FiveThirtyEight e kishte Harrisin me 47 për qind të votave para Trump-it me 43.7 për qind dhe Kennedy-n me 4.7 për qind mbështetje.

(Kosova Sot Online)