Mot i nxehtë parashihet në vend përgjatë fundjavës

  • A.P /
  • 23 August 2024 - 18:51
Mot i nxehtë parashihet në vend përgjatë fundjavës

Mot i nxehtë parashihet në vend përgjatë fundjavës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Herë pas here kalojnë vransira, por se nuk priten kushte për të reshura.

Temperaturat minimale zbresin në 15C e 18C, deris ato maksimale arrinë vlera prej 33C e 36C. Frynë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 3-7m/s.

Mot kryesisht me diell parashihet edhe ditën e hënë. Nga dita e martë sërish priten kushte më jostabile, që sjellin mundësi për rrebeshe shiu e bubullima në pjesë të vendit. Temperaturat zbresin në 30C e 28C. Minimalet luhaten ndërmjet 15C e 17C. Do të fryjë erë veriore e verilindore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

(Kosova Sot Online)