Albin Kurti del me njoftim

  • A.P /
  • 23 August 2024 - 19:16
Albin Kurti del me njoftim

Ministria e Ekonomisë ka hapur thirrjen për subvencionim të sistemeve diellorë termike dhe fotovoltaike për familje dhe biznese, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se në të ardhmen energjetike të vendit tonë, çdo qytetar do të jetë përfitues dhe pjesëmarrës aktiv në tranzicionin të drejtë e të gjelbër.

Kurti ka shkruar në Facebook se një prej mënyrave se si po e sigurojmë këtë, është duke përkrahur qytetarë e biznese.

“Për të ulur konsumin e faturave tuaja të energjisë, duke ju mbështetur të prodhoni energjinë tuaj përmes paneleve diellore fotovoltaike e termike, iniciativë kjo me përkrahje edhe nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)