Gjuajti me armë në një aheng familjar, arrestohet një burrë në Mitrovicë

  • E.k /
  • 24 August 2024 - 09:10
Gjuajti me armë në një aheng familjar, arrestohet një burrë në Mitrovicë

Një person është arrestuar në Mitrovicë, meqë i njëjti dyshohet se ka shtënë në një aheng familjar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga i njëjti është konfiskuar një pistoletë dhe 2 fishekë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt

“PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM – Rr. Vëllezërit Dragaj, Mitrovicë 23.08.2024 – 05:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë dhe 2 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)