
Vushtriri: Sulmohet fizikisht një polic

Një polic është sulmuar fizikisht dje në Vushtrri, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia njofton se dy persona kanë sulmuar policin duke i shkaktuar lëndime trupore.
“Rr. Ukshin Kovaqica, Vushtrri 23.08.2024-19:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit derisa ishin në veturë duke mos i respektuar urdhrat i kanë penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare, e kanë sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët të cilit i kanë shkaktuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje
(Kosova Sot Online)