Prishtinë: Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur, i dyshuari gjendet në arrati
Një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Policia ka njoftuar se i dyshuari gjendet në arrati.
Rasti është në procedurë hetimore.
“Prishtinë 22.08.2024-11:40. Me 23.08.2024 viktima femër kosovare e mitur, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar i cili gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)