Aksident me fatalitet në Komoran, vdes një person dhe lëndohen tre të tjerë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, në Komoran, përcjell “Kosova Sot Online”.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, tha se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një kamion.
“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”, tha ai.
(Kosova Sot Online)