Osmani uron Zelenskyn për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Osmani ka thënë se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën.
“Përballë një lufte të paprovokuar, ukrainasit kanë demonstruar qëndrueshmëri, forcë dhe vendosmëri të patundur ndaj botës. Kosova ka qëndruar me ju dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, ndërsa ju mbroni kombin tuaj dhe përpiqeni për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Slava Ukraina!”, ka shkruar Osmani.
Our heartfelt wishes to President @ZelenskyyUa and the people of Ukraine on Ukraine’s Independence Day.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 24, 2024
In the face of an unprovoked war, Ukrainians have demonstrated remarkable resilience, strength, and unwavering resolve to the world.
Kosovo has stood with you and will… pic.twitter.com/BYBWftQIrq
(Kosova Sot Online)