Përparim Rama njofton se ne Dardani do të organizohet Kinemaja e Hapur “Film N’Park”

  • E.k /
  • 24 August 2024 - 11:26
 Përparim Rama njofton se ne Dardani do të organizohet Kinemaja e Hapur “Film N’Park”

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se afër Postës Kryesore në Dardani, do të fillojnë Kinemanë e Hapur “Film N’Park”, për fëmijët mbi moshën 10 vjec, transmeton "Kosova Sot Online".

Kjo do të zgjasë nga 26 gushti deri me 1 shtator, ku do të shfaqen filma kosovare e ndërkombëtarë.

“ Drejtoria e Kulturës dhe Qendra Kulturore për Fëmijë në Kryeqytet, ju ftojnë në një përvojë unike verore me filma të përzgjedhur nga Prifest, Anibar, dhe Qendra Kinematografike e Kosovës”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)