Prishtinë: Kërkoi konvertimin e patentë-shoferit, por e dyshuara del se nuk posedonte fare dokumentin

  • E.k /
  • 24 August 2024 - 16:22
Prishtinë: Kërkoi konvertimin e patentë-shoferit, por e dyshuara del se nuk posedonte fare dokumentin

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të falsifikimit të dokumentit, ku nga Agjencia e Regjistrit Civil në Prishtinë është pranuar njoftimi se e dyshuara femër kosovare, ka bërë kërkesë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë Veri, për konvertimin e patentë shoferit, ndërsa gjatë verifikimit, dyshohet se e dyshuara nuk posedon fare patentë shofer, transmeton "Kosova Sot Online".

Rasti ka ndodhur më 22 gusht në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr.Luan Haradinaj, Prishtinë  22.08.2024 – NN. Nga Agjencia e Regjistrit Civil në Prishtinë, është pranuar njoftimi se e dyshuara femër kosovare, ka bërë kërkesë në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Mitrovicë Veri, për konvertimin e patentë shoferit, gjatë verifikimit, dyshohet se e dyshuara nuk posedon fare patentë shofer”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)