Kjo është vajza e re kosovare e cila vdiq pasi është goditur nga një veturë

  • A.P /
  • 25 August 2024 - 09:07
Kjo është vajza e re kosovare e cila vdiq pasi është goditur nga një veturë

Mbrëmë një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:20.

Si pasojë e këtij aksidenti e lënduar ka mbetur edhe ngasësja e automjetit, e cila është dërguar për tretman mjekësor.

Sinjali mëson se viktima është Elira Mehmeti – rreth 18 vjeçare.

(Kosova Sot Online)