Albin Kurti del me njoftim të rëndësishëm

  • A.P /
  • 25 August 2024 - 13:24
Albin Kurti del me njoftim të rëndësishëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se afati për t’u regjistruar është deri më 31 gusht.

Kurti ka shtuar se regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por sipas tij ka ndikim të madh.

“Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh. Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun”.

Postimi i plotë:

Të dashur mërgimtarë,

Procesi i regjistrimit si qytetarë jo rezident të Republikës së Kosovës është mundësia juaj për të forcuar lidhjen me atdheun.

Duke u regjistruar, ju bëheni pjesë aktive e ndërtimit të së ardhmes së Kosovës dhe të vetë mërgatës.

Përdorni të drejtën tuaj kushtetuese dhe regjistrohuni online përmes platformës e-diaspora deri më 31 gusht 2024.

E krahas platformës e-diaspora, ju mund të informoheni dhe sipas nevojës edhe të ndihmoheni për t’u regjistruar, në objektet e komunave rajonale të Kosovës, nga zyrtarët e Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Regjistrimi është i shpejtë dhe i lehtë, por me ndikim të madh. Të dhënat tuaja do të ndihmojnë në krijimin e politikave që mbështesin mërgatën, përmirësojnë shërbimet, si dhe forcojnë lidhjet kulturore dhe arsimore me atdheun.

Mërgata është pjesë e pandashme e kombit tonë, andaj ju ftoj që të regjistroheni secili dhe secila prej jush!

Ju faleminderit!

(Kosova Sot Online)