Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjes në autostradë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Aty janë përfshirë tri automjete dhe janë lënduar tre persona.
“Rreth orës 08:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Suharekë-Prizren. Në aksident janë përfshirë tri automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia policore e autostradës është marrë me rastin.”
(Kosova Sot Online)