Ja sa tiketa trafiku shqiptoi policia në 24 orët e fundit

  • A.P /
  • 25 August 2024 - 17:01
Ja sa tiketa trafiku shqiptoi policia në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1905 tiketa për pjesëmarrësit e trafikut për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas raportit të policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, 3 aksidente trafiku me fatalitet, 21 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 51 me dëme materiale.

Policia njofton se janë arrestuar 24 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse një person është dërguar në vuajtje të dënimit.

(Kosova Sot Online)