BIA serbe thotë se ka arrestuar mëngjesin e sotëm në Beograd një “spiun kroat”

  • E.k /
  • 26 August 2024 - 08:22
BIA serbe thotë se ka arrestuar mëngjesin e sotëm në Beograd një “spiun kroat”

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Beogradit është arrestuar një person që besohet se është një “spiun kroat”.

Sipas mediave serbe, arrestimin e ka bërë Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) në bashkëpunim me autoritetet shtetërore.

Lajmin e ka raportuar i pari Novosti, media e afët me regjimin serb,  i cili thotë se arrestimi është “rezultat i një pune operative disamujore të BIA-s”.

Ata shtuan se arrestimi përfaqëson “një vazhdimësi të shtypjes së spiunazhit dhe aktiviteteve shkatërruese-subversive të Agjencisë Kroate të Sigurimit dhe Inteligjencës (SOA)”.

(Kosova Sot Online)