Dragash: Dërgohet pa shenja jetë një person në një klinikë private

  • E.k /
  • 26 August 2024 - 11:02
Dragash: Dërgohet pa shenja jetë një person në një klinikë private

Një burrë është dërguar pa shenja jete në një klinikë private në Dragash, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas familjarëve, ai ka përdorur një sasi medikamentesh.

Policia ka njoftuar se rasti është në hetime.

“VDEKJE E DYSHUAR- Dragash 25.08.2024-20:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në një klinikë private. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Sipas familjarëve viktima ka përdor një sasi të medikamenteve. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.”

(Kosova Sot Online)