Pejë: Rrahu gruan dhe djalin, arrestohet i dyshuari
Një rast i dhunës ka ndodhur dje në një familje në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Një burrë është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas dhe djalit të tij.
Ai është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE- Pejë 25.08.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij viktimave kosovar/e. Viktimave i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
(Kosova Sot Online)