Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Pejë
Një person është gjetur pa shenja jete dje në banesën e tij në Pejë, përcjell “Kosova Sot Online”.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
(Kosova Sot Online)