Burri e sulmon fizikisht gruan e tij në hyrje të QKUK’së

  • E.k /
  • 26 August 2024 - 11:58
Burri e sulmon fizikisht gruan e tij në hyrje të QKUK’së

Një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka rrahur bashkëshorten e tij në hyrje të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

“Viktima femër kosovare ka njoftuar se gjersa ishte tek hyrja e QKUK-së është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt”, lajmëron raporti i policisë.

(Kosova Sot Online)