S’lejohen më ambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe taksitë në oborrin e QKUK’së

  • E.k /
  • 26 August 2024 - 13:30
S’lejohen më ambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe taksitë në oborrin e QKUK’së

QKUK ka njoftuar se autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dje taksitë nuk do të lejohen të qëndrojnë në oborrin e QKUK’së, transmeton "Kosova Sot Online".

“Qendra Klinike Universitare të Kosovës, njofton publikun se, në përputhje me masat për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave në QKUK; autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së.”

Sipas QKUK’së ky vendim është marrë për ta përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen brenda oborrit.

“Kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe parkingu i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët.

(Kosova Sot Online)