Tërmeti 5.3 ballësh shkund këtë vend

  • A.P /
  • 26 August 2024 - 14:08
Tërmeti 5.3 ballësh shkund këtë vend

Një tërmet me magnitudë 5.3 ballë i shkallës Rihter e ka dridhur Portugalinë mëngjesin e sotëm, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Siç njoftoi shërbimi kombëtar meteorologjik tërmeti u regjistrua në orën 05:11 me orën lokale (06:11 me orën shqiptare) dhe epiqendra e tij ishte në det të hapur, rreth 60 km në perëndim të qytetit port të Sines (në jug të vendit).

Shërbimi sizmologjik amerikan USGS njoftoi se në këtë zonë regjistroi një tërmet me magnitudë 5.4 ballë në thellësinë 17.5 kilometra.

(Kosova Sot Online)