Hovenier: Përkushtimi i ShBA-së ndaj njerëzve të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë më parë

  • E.k /
  • 26 August 2024 - 15:18
Hovenier: Përkushtimi i ShBA-së ndaj njerëzve të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë më parë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se Kosovën e ka vizituar sot për herë të parë ambasadorja e ShBA-së në Kroaci, Nathalie Rayes, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në një postim në platformën X, ai është shprehur i kënaqur për të mirëpritur Rayes.

“Mezi pres ta prezantojmë atë në këtë shtet energjik, ku përkushtimi i ShBA-së ndaj njerëzve të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë”, ka thënë Hovenier.

(Kosova Sot Online)