Hajnat sulmojnë një person, ia vjedhin telefonin

  • A.P /
  • 26 August 2024 - 15:16
Hajnat sulmojnë një person, ia vjedhin telefonin

Raportohet se ditën e djeshme  në një lokal në Prishtinë, në lagjen Dardania, disa persona janë futur me forcë duke shkaktuar kaos, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ngjarja ka ndodhur saktësisht te lokali “Mellow”, te Santea, ku disa persona kanë sulmuar fizikisht personin aty brenda, duke i grabitur edhe telefonin.

Personat e dyshuar janë të moshës së mitur, teksa njëri prej tyre tashmë është identifikuar.


(Kosova Sot Online)