Ky është personi që vdiq pasi dyshohet se konsumoi medikamente

  • A.P /
  • 26 August 2024 - 16:20
Ky është personi që vdiq pasi dyshohet se konsumoi medikamente

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në komunën e Dragashit, ku një person është dërguar pa shenja jete në një klinikë private, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

Personi që humbi jetën është, Ilir Mestani 38-vjeçar.


I njëjti, sipas familjarëve mësohet se viktima kishte përdorur një sasi të medikamenteve.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion ndërsa rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

(Kosova Sot Online)