Në Australi ka hyrë në fuqi ligji i ri

  • A.P /
  • 26 August 2024 - 16:31
Në Australi ka hyrë në fuqi ligji i ri

Në Australi ka hyrë në fuqi ligji për të drejtën e shkëputjes, që lehtëson qytetarët nga një detyrim i pashkruar. Rregulli i ri u mundëson punonjësve që të injorojnë komunikimet jashtë orarit të punës, pa frikën se do të ndëshkohen nga shefat e tyre, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Një sondazh i publikuar në vitin 2023 vlerësonte se australianët punonin mesatarisht 281 orë shtesë të papaguara në vit. Më shumë se 20 shtete, kryesisht në Europë dhe Amerikën Latine, kanë vënë në zbatim rregulla të ngjashme.

Megjithatë ligji në fjalë nuk ndalon punëdhënësit që të kontaktojnë punonjësit jashtë orarit zyrtar, por këta të fundit kanë të drejtën që të mos përgjigjen. Në rast se ka shkelje, enti rregullator i kushteve të punës në Australi mund të ndëshkojë punonjësit me 19 mijë dollarë gjobë, ndërsa punëdhënësit me 94 mijë dollarë. Sindikatat për mbrojtjen e punonjësve e kanë përshëndetur dhe mirëpritur ligjin në fjalë.

(Kosova Sot Online)