Ja cilave automjete u ndalohet të qëndrojnë në QKUK

  • A.P /
  • 26 August 2024 - 18:37
Ja cilave automjete u ndalohet të qëndrojnë në QKUK

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se në përputhje me masat për menaxhimin dhe organizimin e hapësirave në QKUK,  autoambulancat e spitaleve private, automjetet për bartjen e kufomave dhe veturave të taksive, nuk do t’u lejohet të qëndrojnë në oborrin e QKUK-së, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ky vendim është marrë për të përmirësuar efikasitetin e shërbimeve emergjente dhe për të lehtësuar lëvizjen dhe qarkullimin brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitarë të Kosovës, me ç ‘rast të lirohet vendparkimi i QKUK-së, për pacientë. Kjo masë është e nevojshme për të siguruar që hapësira dhe vendparkimi i QKUK-së, të jetë i dedikuar për emergjencat dhe pacientët që kanë nevojë për shërbime të menjëhershme, si dhe për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)