Abazi e zbulon pse i është kërkuar të heq disa njerëz nga puna

  • A.P /
  • 26 August 2024 - 19:00
Abazi e zbulon pse i është kërkuar të heq disa njerëz nga puna

Deputeti, Haki Abazi ka deklaruar se i është kërkuar të largojë nga puna njerëz me arsyetimin se nuk kanë qenë në vijën e njëjtë me Dejona Mihalin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abazi deklaroi se normalisht nuk e ka pranuar këtë propozimin për të larguar njerëz nga vendet e punës dhe nuk do të pranojë asesi.

Abazi tha se nga posti i tij nuk pretendon që të largojë qoftë edhe një referent nga puna nëse nuk e meriton.

“Është kërkuar me i largu njerëzit prej pune realisht vetëm pse nuk kanë qenë në vijën dhe dëgjueshmërinë e Dejona Mihalit. Normalisht nuk kam pranuar as nuk pranojë. Unë kam hequr nga puna koka të larta nga institucioneve, por I kam larguar për shkak veprimeve kundërligjore që kanë bërë ose dëmtimit buxhetit Kosovës apo interesit të Kosovës. As edhe një referent nuk e heq nga vendi i punës”, deklaroi Abazi.

(Kosova Sot Online)