Disa të vrarë në një sulm masiv rus në Ukrainë

  • A.P /
  • 26 August 2024 - 19:14
Disa të vrarë në një sulm masiv rus në Ukrainë

Të paktën gjashtë persona janë vrarë pasi Rusia nisi një sulm masiv në të gjithë Ukrainën, duke dëmtuar rëndë disa furnizime me energji elektrike dhe ujë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shpërthime u dëgjuan në disa qytete, përfshirë Kievin, të hënën në mëngjes, ndërsa më shumë se gjysma e rajoneve të vendit u sulmuan me raketa dhe drone.

Autoritetet në rajonet Zaporizhzhia, Lutsk, Kharkiv, Zhytomyr dhe Dnipropetrovsk raportuan se njerëz kishin vdekur në sulmin e madh ajror.

Rusia konfirmoi se kishte shënjestruar infrastrukturën energjetike të Ukrainës – një nga taktikat e saj afatgjata – dhe tha se të gjitha objektivat e saj ishin goditur.

(Kosova Sot Online)