Hovenier: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit ukrainas

  • A.P /
  • 26 August 2024 - 20:00
Hovenier: Nderojmë qëndrueshmërinë e popullit ukrainas

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Pavarësisë  të Ukrainës, që u mbajt sot në Bibliotekën e Prishtinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hovenier deklaroi se SHBA qëndron në mbështetje të pavarësisë së Ukrainës dhe me qëndrushmërinë e popullit ukrainas.

“Sot, ne shënuam Ditën Kombëtare të Ukrainës dhe nderuam qëndrueshmërinë e popullit të Ukrainës. Dy vjet e gjysmë pas invazionit të plotë të Rusisë, ne mbetemi të bashkuar në mbështetje të pavarësisë, sovranitetit dhe demokracisë së Ukrainës. #QëndroniMeUkrainën”, thuhet në postimin e ambasadës.

(Kosova Sot Online)