Shqipëria do mikpresë samitin e NATO-s në 2027
Shqipëria do të mikpresë samitin e NATO-s në 2025. Kështu tha kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë konferencës së ambasadorëve, që u mbajt sot në Tiranë dhe vijon edhe në dy ditët që pasojnë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Vitin e ardhshëm do të jemi vendi që do të mirëpresë liderët e 44 shteteve evropiane – nga Britania e Madhe në Ukrainë apo nga Suedia, Norvegjia deri në Turqi – në samitin e Komunitetit Politik Evropian. Më 2027 do të kemi mundësinë të jemi mikpritës të samitit të NATO-s. Gjëra që as nuk mund të imagjinoheshin vite më parë – që Shqipëria të bëhej një pikë referimi e t’i besoheshin të tilla role”, deklaroi Rama.
Samiti i sivjetmë i NATO-s është mbajtur nga 9 deri më 11 korrik në Uashington.
(Kosova Sot Online)