Një burrë plagoset me armë zjarri në Ferizaj

  • E.k /
  • 27 August 2024 - 09:02
Një burrë plagoset me armë zjarri në Ferizaj

Një person është plagosur me armë zjarri nga persona të panjohur në fshatin Greme të Ferizajt, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

Rasti është në hetime.

“Greme, Ferizaj / 26.08.2024 – 23:15. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga persona të pa njohur për momentin. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)