
Podujevë: Rrahu gruan, policia arreston të dyshuarin dhe ia konfiskon një armë me 200 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur dje në Podujevë, shkruan “Kosova Sot Online”.
Një person është arrestuar, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gruas së tij.
Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 200 fishekë.
“Podujevë / 26.08.2024 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri AK-47 me 200 fishekë”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)