
Berisha: Regjimit aktual, natën i mendojnë dhe i pregadisin rrenat e në mëngjes i lansojnë për opinion

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka akuzuar Qeverinë Kurti për propaganda, përcjell “Kosova Sot Online”.
Berisha ka shkruar se njerëzit e pushtet aktual këtë propagandë e përgatisin natën, kurse ditën fillojnë të ju besojnë.
“Këta të regjimit aktual dhe eksponentët e tyre, natën i mendojn dhe i pregadisin rrenat, në mëngjes i lansojn për opinion, ditën fillojn me ju besu rrenave të veta dhe pasdite insistojn për me i bindën të tjerët për të vërtetën e rrenës së tyre! Vazhdoj me besu se e gjithë fushata kundër rivalëve politik, mediave dhe atyre që nuk mendojn sikurse sekti në pushtet, ka të bëj me shpërqëndrimin e opinionit lidhur me aferat e mëdha korruptive si dhe dështimin në qeverisje të vendit”, ka shkruar Berisha.
(Kosova Sot Online)