![Haga ndërpret hetimet ndaj Sylejman Selimit](/uploads/kosova-sot/images/2025/February/13/200x200_sylejman_sellimi1739460809.jpg)
Fjalosje mes dy personave në Pejë, njëri e nxjerr armën
Policia në Pejë ka njoftuar se dje pas një mosmarrëveshje gjatë një fjalosje mes dy personave, njëri prej tyre e ka nxjerrë armën e zjarrit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Atij i janë sekuestruar një armë, një karikator dhe 30 fishekë.
I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, Stacioni Policor Pejё, me datë 26.08.2024, rreth orёs 09:30, ёshtё njoftuar se nё rrugën “Mehmet Gradica”, nё Pejё, ka ndodhur njё mosmarrëveshje mes dy personave, personi i dyshuar gjatё fjalosjes ka nxjerrë armen e zjarrit.
Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Pejё, menjëherë kanё shkuar ne vendin e ngjarjёs, gjatё bisedёs me personin e dyshuar i njëjti pranon se posedon edhe armё, i dyshuari ёshtё arrestuar dhe gjatё kontrollit janё sekuestruar:
Njё (1) Armё pistoletё me gas ISSC cal:9mm·
Njё (1) karikator i sё njejtёs armё·
Tridhjetё (30) fishekё cal:9mm·
I dyshuari pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit lirohet nё procedurë tё rregullt.
(Kosova Sot Online)