Kjo është shakaja që bëri sot Kurti në Emergjencë

  • E.k /
  • 27 August 2024 - 12:05
Kjo është shakaja që bëri sot Kurti në Emergjencë

Kryeministri Albin Kurti ka lëvduar renovimet që u bënë në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ai tha se rreth 800 mijë euro janë investuar në këtë klinikë dhe numëroi ndryshimet që janë bërë.

“Kemi riorganizim të sportelit, nyjët sanitare dhe banjot e rregulluara dhe gjithashtu rritje të numrit të shtretërve nga 20 deri në 25”.

Kurti tha se mjekët janë ballafaquar edhe me kushte të vështira të punës derisa iu është dashur të shpëtojnë jetë, raporton Gazeta Express.

“Më herët, mjekët dhe infermierët që kanë qenë në Klinikë Emergjente nuk është dashur të përballen vetëm me rastet urgjente të sëmundjes ose të aksidenteve të gjakderdhjeve dhe minutave të fundit të jetës së njeriut që nuk dihet nëse do të shpëtojë ose jo, por është dashur të përballet edhe me kushtet e vështira të punës edhe me vështirësitë e mëdha për ta shpëtuar pacientin. Tani kushtet e punës i kanë në anën e tyre. Kur të kaloni në këto dhoma, salla të operimit, në këto vendqëndrime për pacientët, të aksidentuarit ju e kuptoni që gjithçka është në funksion të punës të mjekut dhe të infermierit të shërimit apo shpëtimit të pacientit. Ky është lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe për të gjithë pacientët”.

Kurti tha se e bënë edhe një shaka se përmirësimi i kushteve s’është ftesë për pacientët.

“Me shaka biseduam që kushtet e mira nuk janë kurrfarë ftese për të ardhur këtu sado që i kemi rregulluar kushtet. Ne shpresojmë që gjithnjë më pak njerëz do të kenë nevojë të vijnë këtu, mirëpo nëse janë të detyruar të vijnë këtu atëherë do t’i kenë kushtet”.

(Kosova Sot Online)