
Lexoni edhe:
Lajçak në Austri, flet për BeH-në e Ballkanin
Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar për ndryshimin e shkallëve të tatimit për të ardhurat personale, transmeton "Kosova Sot Online ".
“Administrata Tatimore e Kosovës ju njofton se më datën 23 gusht 2024 është publikuar në Gazetën Zyrtare Ligji Nr. 08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore”, thuhet në njoftimin e ATK-së.
Lajçak në Austri, flet për BeH-në e BallkaninLexoni edhe:
Ata kanë njoftuar se ky ligj ka hyrë në fuqi nga 23 gushti i këtij viti, duke treguar më konkretisht për ndryshimet që kanë ndodhur.
“Ky Ligj hyri në fuqi në ditën e publikimit, që do të thotë hyri në fuqi dhe filloj të zbatohet nga data 23 gusht 2024. Me hyrjen në fuqi të Ligjit Nr. 08/L-142, me nenin 5 ndryshohen shkallët tatimore të cilat janë të përcaktuara në nenin 6 të Ligjit Nr. 05/L-028 për Tatim në të Ardhurat Personale”.
(Kosova Sot Online )