
Lexoni edhe:
Sot pritet të hapet Posta e Kosovës në sheshin ‘Car Llazar’ në veri të Mitrovicës
Nga 7 deri më 11 shtator në Prizren do të zhvillohet Superkupa e Kosovës në basketboll, transmeton "Kosova Sot Online".
Tetë skuadrat e elitës pritet të sjellin spektakël të basketbollit.
Sot pritet të hapet Posta e Kosovës në sheshin ‘Car Llazar’ në veri të MitrovicësLexoni edhe:
Pas përfundimit të 28 xhirove të edicionit të kaluar, tashmë dihen çiftet çerekfinale.
Fituesja e fundit, Trepça do të ndeshet me Borën, derisa finalistja Peja do të përballet me Proton Cable Prizrenin.
Sfidë interesante do të jetë mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, si dhe mes Sigal Prishtinës e Vëllaznimit.
Në ditët në vazhdim do të jepen detaje për Superkupën e Kosovës që zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” të Prizrenit.
Ndeshjet çerekfinale:
Trepça – Bora
Peja – Proton Cable Prizreni
Golden Eagle Ylli – Bashkimi
Sigal Prishtina – Vëllaznimi
(Kosova Sot Online )