
Kërcënon Lavrov: Perëndimi po luan me zjarrin

Pretendimet e Ukrainës ndaj Perëndimit për ta lejuar atë të godasë Rusinë brenda territori të saj me armë perëndimore janë të barabarta me shantazh, tha sot Ministri i Jashtëm rus.
Sergei Lavrov përmendi kërcënimin e armëve bërthamore ruse, duke theksuar se Rusia po “përmirëson” doktrinën e saj të armëve bërthamore dhe se është e rrezikshme për fuqitë bërthamore perëndimore të “luajnë me zjarrin”.
Duke iu referuar arrestimit të themeluesit dhe CEO të Telegram, Pavel Durov në Paris fundjavën e kaluar, Lavrov theksoi se marrëdhëniet midis Rusisë dhe Francës janë drejt fundit.
(Kosova Sot Online)