6.8 euro rritje të pagës, Krasniqi: Fundi i kësaj qeverie është afër

  • E.k /
  • 27 August 2024 - 15:54
6.8 euro rritje të pagës, Krasniqi: Fundi i kësaj qeverie është afër

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar Qeverinë Kurti në këto katër vjet qeverisje arriti që vetëm për 6 euro e 80 centë të rrisë pagat, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndërsa, ajo thekson se për këto katër vite janë rritur për 100 për qind çmimet e naftës, artikujve esencial, tatimit në pronë dhe energjisë.

Ajo thotë se propaganda nuk kalon sepse për qytetarët është rënduar jetesa.

Megjithatë, Krasniqi thekson se fundi i kësaj qeverie është afër.

“Ndërsa sot ministri del me mburrje që ka rritje të pagave. Propaganda nuk kalon sepse për qytetarët është rënduar jetesa. Fundi i kësaj qeverisje është afër. 9 shkurti do të jetë piknisje për ta rikthyer ekonominë e vendit në ekonomi të fuqishme dhe jo politika ekonomike që varfërojnë popullin e mashtrojnë qytetarët më lëmosha”, shkruan ajo.

(Kosova Sot Online)