Murati: Me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, hapet rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga

  • A.P /
  • 27 August 2024 - 17:00
Murati: Me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, hapet rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se me hyrjen në fuqi të ligjit për pagën minimale, hapet rruga që edhe zyrtarisht të rritet paga minimale pas më shumë se një dekade, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Një ndryshim tjetër me rëndësi, dhe njëkohësisht edhe përmbushje e njërit nga premtimet tona, është që paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi.”

Ai ka shtuar se me ndryshimin e shkallëve tatimore, vlera e pagës që lirohet nga tatimi rritet në 250 euro.

“Me fjalë tjera, të gjithë të punësuarit, qoftë në sektorin publik apo privat, do të paguajnë më pak tatim për shkak se rritet vlera e pagës që lirohet nga tatimi.”

(Kosova Sot Online)