Ushtarët italianë dhe kroatë patrullojnë rreth kufirit

  • A.P /
  • 27 August 2024 - 20:00
Ushtarët italianë dhe kroatë patrullojnë rreth kufirit

Ka përfunduar operacioni njëzetekatër orësh i kryer nga Batalioni Lëvizës i Komandës Rajonale të KFOR-it Perëndimor të misionit të KFOR të udhëhequr nga NATO, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Personeli kroat dhe italian kryen një sërë aktivitetesh përgjatë kufirit. Operacioni i përmendur paraqiste vendosjen e një poste komanduese taktike, njofton KFOR.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë.

(Kosova Sot Online)