Gjenden nëntë mjete shpërthyese në një oborr

  • A.P /
  • 27 August 2024 - 21:11
Gjenden nëntë mjete shpërthyese në një oborr

Në një oborr të një shtëpie në Livadicë të Podujevës janë gjetur nëntë mjete shpërthyese, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Pronari i shtëpisë, Sabit Hasani ka treguar se si hasën në këto nëntë mjete.

Ai tha se derisa ishin duke i zhvilluar gërmime në oborrin e shtëpisë së vet me ane të një bageristi, hasën në mjetet në fjalë.

“Ka filluar bageri të punoj nga ora 16:30 të gërmojë, e kam parë nga mbrapa bagerit që ka granata, kam bërtitur që të ndërprehen punimet”.

“I nxorëm për jashtë e thirrëm policinë menjëherë këto janë nga lufta e 99-së, nga ushtria serbe, mendoj se ata i kanë fshehur qëllimisht”, ka thënë Hasani.

(Kosova Sot Online)